Friday, February 21, 2014

“Big Brother 7”, ja kush janë banorët në shtëpi


Nis “Big Brother 7”, ja kush janë banorët në shtëpiTIRANE-Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i shtatë i reality show-t “Big Brother”. Ashtu si vitet e mëparshme, nën prezantimin e Arbana Osmanit, edhe ky edicion do të zgjasë 100 ditë. 19 banorët e rinj ishin vendosur fillimisht në studion ku realizohet spektakli, të gjithë të maskuar.

Djemve konkurrentë u është dashur të zgjedhin nga një partnere femër, pasi sivjet formula e “Big Brother” ishte futja e banorëve në çift. Një tjetër gjetje e autores së re të këtij produksioni, Zefina Hasani, ishte ndalesa që iu bë banorëve për të komunikuar me njëri-tjetrin. Ata e kishin të ndaluar të flisnin dhe komunikuan vetëm me shenja. Pjesa më e madhe e banorëve jetojnë dhe punojnë në Tiranë.

Disa prej tyre kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit. Çmimi i madh për fituesin e këtij reality show është 100 milionë lekë. Sakaq, shtëpia e “Big Brother” ofronte kushte moderne. Dhomat e gjumit kishin shumë hapësirë dhe, si çdo vit, nuk mungonte pishina.

Ardijana - 34 vjeçe Ka lindur në Gjakovë, në një familje të madhe. Tani jeton në Prizren me mamin dhe dy motrat e saj, ndërkohë që dy motra të tjera të martuara jetojnë po në Kosovë. Muzika është pjesë e pandarë e jetës së saj. Është natyrë shumë e shoqërueshme dhe të gjithë e njohin në qytetin ku jeton. Por miqtë e saj të vërtetë dhe më të dashur janë kolegët e punës, me të cilët punon dhe kalon pjesën më të madhe të kohës.

Juliana - 23 vjeçe Ka lindur në Lezhë dhe ka jetuar 17 vjet në Itali, së bashku me familjen. Aty ka mbaruar një shkollë profesionale për parukeri dhe pas kthimit nga Italia, ka punuar një vit parukiere në Lezhë. Vendlindja e saj i pëlqen, por prej dy vjetësh jeton në Tiranë. Këtu ka krijuar miqësi të reja dhe ndihet më e qetë. Ndërkaq, herë pas here kthehet në qytetin e saj për të takuar të ëmën, e cila, pas divorcit me babanë e Julianës, jeton vetëm në Lezhë. Julianës i pëlqen shumë të bëhet modele dhe famën që do t’i dhurojë shtëpia e “Big Brother Albania 7” do ta shfrytëzojë pikërisht për këtë qëllim.

Esida - 25 vjeçe Shkollën e mesme e ka kryer në Cërrik, ndërsa të lartën në Tiranë, për Kimi Ushqimore dhe më pas për Juridik. Ka punuar për disa muaj si asistente avokate. Ka një lidhje shumë të fortë me familjen e saj, sidomos me babanë. Ka aftësi shumë të mira komunikuese dhe është natyrë që bën shumë miq. Është natyrë ambicioze dhe në gjendje që të demaskojë këdo që nuk i ofron miqësi të pastër. Natyra e saj e pabindur është bërë shkak që shpeshherë të ndihet e pavendosur, por pavarësisht kësaj, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, të paktën një vendim ka qenë i palëkundur tek Esida: do të ishte me çdo kusht pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania”.

Daniela - 28 vjeçe Është nga Elbasani, por ka jetuar për 16 vjet në Greqi. Ka studiuar për laborante dentare dhe së fundmi studion edhe për Juridik. Familja e saj vazhdon të jetojë ende në Greqi. Familja është një pikë mbështetjeje në çdo hap të jetës së saj. Pasditet i kalon me miqtë, duke pirë një gotë verë, duke shkuar në kinema apo në teatër. Makina i është kthyer në një pasion më vete. Jo vetëm që i shërben si mjet për të lëvizur, por edhe sa herë që ndihet bosh, bën një xhiro me makinë. Për të, kthimi në Shqipëri ka qenë pak i vështirë, por tani është përshtatur më së miri. Të njëjtën gjë shpreson të bëjë edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Albania 7”.

Fatjon - 28 vjeç Ka lindur në Novoselë të Vlorës dhe prej shumë vitesh jeton në Itali bashkë me familjen e tij, ku punon në një zyrë postare. Nuk i ka shkëputur lidhjet me vendin e lindjes dhe bashkë me familjen kthehen çdo vit në Novoselë, në shtëpinë e tyre, për të kaluar pushimet. Arsyeja që po merr pjesë në “Big Brother Albania 7” është sepse i pëlqen shumë ideja që të mund të fitojë një shumë kaq të madhe parash për një kohë kaq të shkurtër.

Mikela, motra e Erjona Kakelit, partneres së Salsanos jeton në Tiranë dhe ka studiuar për Anglisht. Ka punuar për shumë vite në Kosovë dhe pasi është kthyer sërish në Shqipëri, ka punuar në Ministrinë e Integrimit. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur pasionet e saj, alpinizmin, ecjen në natyrë, udhëtimet, dhe së fundmi jogën. Ka vendosur të hyjë në “Big Brother Albania 7” duke synuar shpërblimin e madh, por edhe për t’u shkëputur nga telefoni, interneti, jeta e përditshme. “BB” ka qenë një sfidë që ka kohë që e mendon dhe më në fund iu dha mundësia që ta shijojë. Mikela është motra e aktores Erjona Kakeli, e njohur për disa role të mirërealizuara, e cila është prej vitesh në një marrëdhënie me aktorin dhe prezantuesin e “Portokalli”, Salsano Rrapi.

 Valer Kolnikaj, modeli që u konfliktua me Joni Peçin Valeri nuk është një personazh krejt i panjohur për publikun shqiptar. Hera-herës ai është bërë pjesë e shtypit me provokimet e tij si model, madje së fundmi ka publikuar edhe një kalendar për vitin 2014. Fillimisht ai u bë i njohur falë stilistit Joni Peçi, me të cilin pati një konflikt më vonë, i cili u bë mediatik. Valeri është baba i një fëmije, nga martesa me Madalenën, fotomodele. Ai ka qenë figurant në disa klipe të njohura në Shqipëri.

Meridiani, menaxheri i ‘club’-eve “vip” të Bllokut Meridian Ramçaj është një prej menaxherëve më të njohur të ‘club’-eve të natës në kryeqytet. Ai punon në këtë fushë prej disa vitesh dhe ka miqësi me personazhe të njohura të showbiz-it. Prej disa muajsh ai drejton një ‘club’ bashkë me mikun e tij të ngushtë, aktorin e humorit Julian Deda. 30-vjeçari nga Kopliku është i fejuar prej 7 vitesh me një vajzë. Meridiani është bërë pjesë e lojës së “Big Brother” kundër dëshirës së prindërve dhe të së fejuarës. Ai ka konkurruar disa herë për t’u futur në shtëpinë e famshme, dhe më në fund sivjet e pranuan.

1 comment:

  1. Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

    1 SHPALLJA E DASHURIS
    2 FITONI S EX KTHIMIN
    3 FRYTET E GOMS
    4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
    5 SHPALLJA E MBROJTJES.
    6 Magjia e BIZNESIT.
    7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
    8 HIV AIDS.
    9 STOP MISKARRIMI.
    Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
    WHATSAPP: +2348032246310.
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete