Showing posts with label TOP-CHANNEL Big Brother. Show all posts
Showing posts with label TOP-CHANNEL Big Brother. Show all posts

Friday, February 21, 2014

Arjan Konomi: “BB7, rrezik të bëhet artificial dhe patetik”

 

Ish-opinionisti Arjan Konomi rrëfen se nuk do të jetë pjesë e edicionit të shtatë të reality show-t që starton sonte në "Top Channel".

Shkak për mungesën e Arjanit janë bërë angazhimet e tij të shumta. Pas një specializimi disamujor në Japoni, opinionisti i dashur i ekranit është kthyer në Tiranë për t'ju përkushtuar punës së tij pa shkëputje. Teksa tregon për eksperiencën shumëvjeçare në "Big Brother", Arjani pohon se pjesëmarrja në këtë format e ka argëtuar shumë, i ka dhënë mundësi të bëjë miq të vërtetë dhe sigurisht që do t'i mungojë. Megjithatë duke pasur parasysh se tanimë ka krijuar një marrëdhënie të pandashme me shikuesin shqiptar, Arjani nuk e përjashton mundësinë për të qenë sërish në ekran, por këtë herë në një rol tjetër.
A do të jeni sivjet opinionist në "Big Brother"?
Jo, nuk jam në këtë edicion të "Big Brother".
Pse, cila është arsyeja?
Arsyeja është se kam disa plane të tjera dhe mendoj që në kaq shumë vite kam dhënë mjaftueshëm në këtë spektakël. Pas kaq vitesh eksperiencë në këtë format, i cili më ka kënaqur pa masë, mendoj se ka ardhur momenti që të bëj diçka tjetër.
Do t'iu mungojë pjesëmarrja në këtë format? Do e ndiqni nga ekrani?
Po sigurisht që do të më mungojë. Do e shoh me kuriozitet, por edhe me nostalgji për momentet që kam qenë unë, sepse nuk ishte vetëm efekti i televizionit, i shikueshmërisë ajo që mua më ka lidhur me këtë program. Kanë qenë edhe konkurrentët, të cilët ndër vite i kam parë si pjesë e një familjeje të madhe. Falë kësaj mund të them se kam njohur njerëz të mrekullueshëm dhe kam bërë miq të vërtetë. Ashtu siç është një format argëtues, "Big Brother" për mua ishte në një farë mënyre edhe një formë argëtimi pavarësisht përgjegjësisë së madhe që kisha përpara një audiencë të jashtëzakonshme. Përfitoj të shpreh mirënjohje për drejtuesit e "Top Channel" që për shumë vite më besuan pozicionin e opinionistit, duke shpresuar që t'ua kem shpërblyer deri diku besimin.
Mendoni se ju do t'i mungoni shikuesve, duke qenë se janë mësuar t'ju shohin në atë rol?
Nuk e di. Unë shpresoj që t'u mungoj (qesh). Kjo në sensin e kënaqësisë sime personale, por kushdo që do të jetë në vendin tim unë uroj të ketë shumë sukses. Natyrisht që pjesa që duhet t'u jap shpjegime të gjithëve për mungesën time do të jetë një punë e veçantë dhe e lodhshme (qesh).
Autori i dikurshëm i "Big Brother" Rezart Aga, kur hoqi dorë nga realizimi i këtij spektakli u shpreh se ky format në Shqipëri është konsumuar, dhe i duhej një pauzë për t'u rikthyer fuqishëm si në vitet e para. Ju jeni dakord?
I jap të drejtë në një farë mënyre sepse edhe unë e kam menduar këtë, jo vetëm për formatin, por edhe për veten time. Dëshira ime për të mos e lënë këtë spektakël, pavarësisht pastaj se në mënyrë racionale duhet të shkëputesha, shoqërohej edhe me një farë ankthi të tipit "po çfarë do themi prapë". Kjo ndodh sepse pas kaq shumë vitesh situatat edhe përsëriten. Kam dëgjuar nga stafi i sivjetshëm, i cili është i ri dhe ka një sfidë të madhe përpara, pasi nuk ka eksperiencë televizive, se kanë vendosur që ky edicion të ketë funksion social. Në fakt "Big Borther" e ka bërë këtë ndër vite në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, por pa e vënë qëllim në vetvete. Kur vihet qëllim në vetvete rrezikon të krijojë një artificialitet që nuk e bind aspak shikuesin dhe mund të bjerë në patetizëm. Në komentet dhe intervistat e mia e kam thënë shpesh se e bukura e "Big Brother" në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera është fakti se ndeshen shumë mentalitete, probleme sociale, dallime të ndryshme rajonale e kulturore. Kjo e ka bërë shumë më të bukur dhe më të veçantë krahasuar me vendet e tjera. Kjo i ka dhënë edhe një funksion më inteligjent, përveçse argëtues. Të tentosh pas shtatë vitesh që të marrësh si qëllim në vetvete përcjelljen e mesazheve sociale duket e tepërt. Për më shumë që ky duhet të mbetet një program argëtues. Ashtu si rreshtat e një romani që kur i lexon të argëtojnë, por ndërkohë edhe të injektojnë ide dhe kode të shumta, kështu duhet të jetë edhe "Big Brother". Ne këtë e kemi bërë ndër vite me tema si kanuni, divorci, marrëdhënia prind-fëmijë, emancipimi i femrës, ndihma për personat me aftësi të kufizuar dhe ajo që më ka kënaqur mua më shumë, dhurimi i gjakut. Vitin e kaluar kjo temë pati me të vërtetë një impakt shumë të madh në shoqëri dhe nga informacionet e Kryqit të Kuq Shqiptar ndryshoi ndjeshëm numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut. Por këto duhen bërë në mënyrë të këndshme duke argëtuar dhe jo si qëllim në vetvete, sepse nuk të beson më njeri dhe humbet efektin që ka tek publiku.
Mendon që shoqëria shqiptare ka nevojë për "Big Brother", apo mund të bëjë shumë mirë edhe pa të?
"Big Brother" është një format i suksesshëm, por duhet të kuptojmë se ata që e shpikën e bënë për të argëtuar dhe për të krijuar shikueshmëri e jo për të zgjidhur probleme. Nëse kjo bëhet me shumë finesë dhe lezet në një realitet si Shqipëria, atëherë mund edhe të ketë një efekt ndihmues për shoqërinë. Por nëse "shtyhet" shumë dhe shikuesi arrin ta kuptojë hapur këtë si qëllim atëherë i humbet vlera.
A ka nevojë media dhe showbiz-i në Shqipëri për personazhe të reja që prodhohen nga ky format?
Pse jo. Kjo është një formulë që funksionin pavarësisht se nga viti në vit bëhet e vështirë mosrënia në përsëritje, por në të njëjtën kohë është edhe e pashmangshme. Kjo është shoqëria jonë, këta jemi ne dhe këto janë marrëdhëniet tona dhe në një botë të vogël të rinjsh që janë banorët e kësaj shtëpie gjërat aty do të rrotullohen. Por pa diskutim është një mënyrë shumë e mirë për të promovuar njerëzit, të cilët duhet të dinë ta shfrytëzojnë atë popullaritet që fitojnë përmes këtij formati. Jam i bindur që çdo konkurrent nuk ka asnjë humbje nga pjesëmarrja në "Big Brother", ka vetëm përfitim, qoftë edhe sikur të qëndrojnë për pak ditë aty.
Dimë që jeni larguar nga Shqipëria për një periudhë të gjatë kohe. Pse?
Po, kam qenë në Japoni ku kam bërë një specializim të rëndësishëm për mua. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme e jetës sime. Jam kthyer para pak javësh pas një qëndrimi disamujor atje.
Cilat janë projektet tuaja?
Natyrisht që kam disa plane për t'u angazhuar nga të cilat duhet të përzgjedh dhe nuk kanë lidhje me televizionin, por me atë për çka unë kam studiuar. Edhe specializimi që sapo përfundova ishte në funksion të kësaj. Megjithatë dëshirë e imja mbetet edhe të realizoj një format timin në televizion. Por jo në rolin e opinionistit. Ndoshta do të shihemi së shpejti bashkë në një tjetër produksion televiziv. "Big Brother" ishte një impenjim tremujor për mua, gjë që më shkonte për shtat derisa pjesën tjetër të vitit e shfrytëzoja për udhëtime dhe eksperienca të tjera. Tani kam nevojë për një punë stabël e të vazhdueshme

Saturday, February 8, 2014

Më 21 shkurt Rikthehet “Big Brother” detajet e edicionit të shtatë


Edicioni i shtatë i
show-t real televiziv
“Big Brother” do të
nisë transmetimin
në ekranin e ‘Top
Channel”
më 21
shkurt. Produksioni
i këtij show ka
vendosur të
ndry shojë traditën
gjashtëvjeçare të
transmetimit të spektaklit, duke e zhvendosur të premteve, në orën
21 :00. Moderatorja e spektaklit edhe këtë vit do të jetë Arbana Osmani, e
cila ka njoftuar fansat herë pas here në profilet e saj zy rtare në rrjetet
sociale. Kohë më parë, “Top Channel” kishte filluar transmetimin e spotit
televiziv, që shpallte të hapura audicionet për të gjithë ata që dëshirojnë
të jenë pjesë e “BB” dhe, sipas burimeve tona, pjesëmarrja ka qenë e
konsiderueshme. Rregull i këtij edicioni është që të gjithë pjesëmarrësit
të jenë të panjohur më parë në publik, në mëny rë që brenda shtëpisë së
“Big Brother” të hy jnë me bindjen për të ndry shuar fatin e jetën e ty re si
me magji.
Nata e parë e spektaklit, hapje pompoze
Edhe pse produksioni është munduar ta mbajë çdo gjë sekrete deri në
natën e parë të show-t më 21 shkurt, kemi arritur të zbulojmë disa detaje,
që nga nata e hapjes së spektaklit e deri në javët në vazhdim, në 100 ditët
e tij. Sipas burimeve tona, tashmë stafi i “Big Brother 7 ” po punon që të
jetë një natë hapjeje spektakolare, që konkurrentët ta ndiejnë shijen e
jetës ndry she, që në çastin e parë që shkelin në studiot e “Top Channel”.
Pjesë e ekskluzivitetit të natës së parë do të jenë dhe emrat e banorëve
pjesëmarrës, identitet e të cilëve do i lihen natës së parë.
Shtëpia e vëzhguar e “BB 7” do ketë mbi 20 banorë, jo
emigrantë
Përzgjedhja e konkurrentëve që do banojnë në shtëpinë e vëzhguar të
“Big Brother 7 ” ka kohë që ka nisur si proces dhe, sipas burimeve tona,
janë përzgjedhur karaktere me histori tronditëse nga jeta e ty re. Deri tani
mendohet që në shtëpi të hy jnë mbi 20 banorë, të ardhur nga qy tete të
ndry shme, dhe kry esisht persona që jetojnë në Shqipëri, jo emigrantë të
ardhur nga jashtë, siç jemi mësuar në edicionet e mëparshme.
Konkurrentët kanë aplikuar në faqen online të “Top Channel”, proces që
ka qenë i hapur prej muajsh të tërë, e vazhdon ende të jetë i hapur për të
gjitha ata që janë të interesuar e kanë besimin se mund ta përjetojnë
ashtu si duhet këtë eksperiencë të re në “Big Brother”. Pas përzgjedhjes së
parë të bërë nga ekipi që u ngrit enkas për audicionet e para, zgjedhja e
personave të duhur tashmë ka kaluar në fazën tjetër, në filtrin e dy të, nga
një ekip më i zgjeruar që gjykon konkurrentët e përshtatshëm për të hy rë
në lojë. Tashmë mund të thuhet se janë përzgjedhur kandidatët e
mundshëm, karaktere të ndry shme, përfaqësues të kategorive, shtresave
sociale e problemeve të nga më të ndry shmet. Gjithçka që ekziston në
jetën jashtë “Big Brother” do të jetë e përfaqësuar edhe brenda shtëpisë.
Mësohet, po ashtu, se këtë edicion nuk do pranohet asnjë person që
njihet sadopak në publik, pasi konkurrentët do të hy jnë të barabartë në
këtë lojë e garë, pa pasur një status të veçantë të mëparshëm që mund t’i
favorizojë në krahasim me të tjerët.
EksperiEnca e jetës, pika e fortë e konkurrentëve
Po sa a e vështirë ka qenë përzgjedhja e ty re, cilat kanë qenë disa kritere
të veçanta që u janë kërkuar t’i plotësojnë aplikantët? Nisur nga fakti që
prurjet kanë qenë të shumta, përzgjedhja e ty re ka qenë më e thjeshtë,
pasi kërkesat për të hy rë në “BB” kanë qenë të shumta. Eksperienca e
jetës është konsideruar një element i mirë për të gjykuar fuqinë e një
konkurrenti. Kjo eksperiencë përkthehet në gjërat që ai ka bërë në jetë
dhe si ka reflektuar ai ose ajo ndaj ndodhive të jetës. Naty risht që
komercialiteti i këtij show varet dhe nga banorët, që pranojnë pa
komplekse të thy ejnë tabu në sy të e publikut. Mësohet se do të ketë
konkurrentë të tillë, duke u nisur dhe nga fakti që disa persona i kanë
 08/2/2014 Rikthehet “Big Brother”, detajet eedicionit tështatë | Gazeta Panorama ONLINE
http://www.panorama.com.al/2014/02/08/rikthehet-big-brother-detajet-e-edicionit-te-shtate/ 2/2
Pëlqej 0 Tweet 0
thy er tabutë ende pa hy rë aty , pra në jetën që kanë bërë deri tani… Ndaj
kanë se çfarë të rrëfejnë brenda shtëpisë në këtë drejtim.
Formula e “BB7”dhe si do të vihen banorët në provë
Formula e këtij edicioni është një nga kuriozitetet e radhës. A do të
vazhdojnë dhe këtë vit konkurrentët e rinj të sfidojnë njëri-tjetrin me anë
të sekretit më të veçantë, dhe intuitës për t’ia zbuluar sekretin
konkurrentit? Çdo person jashtë shtëpisë së “Big Brother” ka sekretet e
tij, kështu që edhe pasi të hy jnë në “BB” të fshehtat do i mbartin me vete.
Edhe këtë edicion sekretet do të jenë përsëri një pikë e fortë e lojës së
ty re, por të trajtuara ndry she. Naty risht që bashkëjetesa në shtëpi
kërkon shumë fantazi nga produksioni dhe ata vetë për të spikatur.
Thuhet se banorët nuk do ketë mundësi të pushtohen nga dembelizmi dhe
monotonia, apo rituali i gatimit. Nuk do të kenë kurrë shansin vetëm të
rrinë e të gatuajnë, pasi ata do të përballen me lojëra që po mendohen me
shumë kujdes nga ekipi i autorëve. Provat e ditës apo të javës do të jenë
një pikë shumë e fortë e garës këtë vit, ndërsa konkurrentët do të vihen
përballë sfidave të mëdha, pasi thuhet se mendje “shumë djallëzore” po
punojnë mjaft për këtë element të lojës në “Big Brother”.
Shtëpia, më luksozja në këto vite
Kuriozitet për këtë “Big Brother” ngjall edhe shtëpia, ku banorët do të
bashkëjetojnë në 100 ditë, kush më shumë e kush më pak. Tashmë është
në përgatitjet e fundit shtëpia e “BB7 ”, që është projektuar për të qenë më
e madhja, me shumë luks dhe komoditet karahasuar me gjashtë edicionet
e mëparshme. Naty risht që në këtë hapësirë do të ketë shumë elemente të
reja të shtuar në të, mes të cilëve dhe një ambient bari, që nuk ka
ekzistuar më parë. E dihet që kjo garë ka qëllim final çmimin e madh, të
cilin vitin e kaluar e fitoi Anaid Kaloti. Për këtë edicion “Top Channel”
ende nuk ka vendosur për vlerën që do të ketë kupa e fituesit të “Big

Saturday, November 30, 2013

Aplikimi big brother Albania 7



Ka filluar aplikimi per sezionin e spektakolit te shumepritur bigbrother Albania 7. Per te aplikuar ne sezionin e shtate te big brother Albania ju mjaftojne 2 minuta per te plotesuar formularin,te cilin do ta gjeni kete faqe Aplikoni tanihttp://www.top-channel.tv/aplikime7.php

Friday, November 29, 2013