Ish-opinionisti Arjan Konomi rrëfen se nuk do të jetë pjesë e edicionit të shtatë të reality show-t që starton sonte në "Top Channel". | ||||
Shkak për mungesën e Arjanit janë bërë angazhimet e tij të shumta. Pas një specializimi disamujor në Japoni, opinionisti i dashur i ekranit është kthyer në Tiranë për t'ju përkushtuar punës së tij pa shkëputje. Teksa tregon për eksperiencën shumëvjeçare në "Big Brother", Arjani pohon se pjesëmarrja në këtë format e ka argëtuar shumë, i ka dhënë mundësi të bëjë miq të vërtetë dhe sigurisht që do t'i mungojë. Megjithatë duke pasur parasysh se tanimë ka krijuar një marrëdhënie të pandashme me shikuesin shqiptar, Arjani nuk e përjashton mundësinë për të qenë sërish në ekran, por këtë herë në një rol tjetër.
A do të jeni sivjet opinionist në "Big Brother"? Jo, nuk jam në këtë edicion të "Big Brother". Pse, cila është arsyeja? Arsyeja është se kam disa plane të tjera dhe mendoj që në kaq shumë vite kam dhënë mjaftueshëm në këtë spektakël. Pas kaq vitesh eksperiencë në këtë format, i cili më ka kënaqur pa masë, mendoj se ka ardhur momenti që të bëj diçka tjetër. Do t'iu mungojë pjesëmarrja në këtë format? Do e ndiqni nga ekrani? Po sigurisht që do të më mungojë. Do e shoh me kuriozitet, por edhe me nostalgji për momentet që kam qenë unë, sepse nuk ishte vetëm efekti i televizionit, i shikueshmërisë ajo që mua më ka lidhur me këtë program. Kanë qenë edhe konkurrentët, të cilët ndër vite i kam parë si pjesë e një familjeje të madhe. Falë kësaj mund të them se kam njohur njerëz të mrekullueshëm dhe kam bërë miq të vërtetë. Ashtu siç është një format argëtues, "Big Brother" për mua ishte në një farë mënyre edhe një formë argëtimi pavarësisht përgjegjësisë së madhe që kisha përpara një audiencë të jashtëzakonshme. Përfitoj të shpreh mirënjohje për drejtuesit e "Top Channel" që për shumë vite më besuan pozicionin e opinionistit, duke shpresuar që t'ua kem shpërblyer deri diku besimin. Mendoni se ju do t'i mungoni shikuesve, duke qenë se janë mësuar t'ju shohin në atë rol? Nuk e di. Unë shpresoj që t'u mungoj (qesh). Kjo në sensin e kënaqësisë sime personale, por kushdo që do të jetë në vendin tim unë uroj të ketë shumë sukses. Natyrisht që pjesa që duhet t'u jap shpjegime të gjithëve për mungesën time do të jetë një punë e veçantë dhe e lodhshme (qesh). Autori i dikurshëm i "Big Brother" Rezart Aga, kur hoqi dorë nga realizimi i këtij spektakli u shpreh se ky format në Shqipëri është konsumuar, dhe i duhej një pauzë për t'u rikthyer fuqishëm si në vitet e para. Ju jeni dakord? I jap të drejtë në një farë mënyre sepse edhe unë e kam menduar këtë, jo vetëm për formatin, por edhe për veten time. Dëshira ime për të mos e lënë këtë spektakël, pavarësisht pastaj se në mënyrë racionale duhet të shkëputesha, shoqërohej edhe me një farë ankthi të tipit "po çfarë do themi prapë". Kjo ndodh sepse pas kaq shumë vitesh situatat edhe përsëriten. Kam dëgjuar nga stafi i sivjetshëm, i cili është i ri dhe ka një sfidë të madhe përpara, pasi nuk ka eksperiencë televizive, se kanë vendosur që ky edicion të ketë funksion social. Në fakt "Big Borther" e ka bërë këtë ndër vite në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, por pa e vënë qëllim në vetvete. Kur vihet qëllim në vetvete rrezikon të krijojë një artificialitet që nuk e bind aspak shikuesin dhe mund të bjerë në patetizëm. Në komentet dhe intervistat e mia e kam thënë shpesh se e bukura e "Big Brother" në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera është fakti se ndeshen shumë mentalitete, probleme sociale, dallime të ndryshme rajonale e kulturore. Kjo e ka bërë shumë më të bukur dhe më të veçantë krahasuar me vendet e tjera. Kjo i ka dhënë edhe një funksion më inteligjent, përveçse argëtues. Të tentosh pas shtatë vitesh që të marrësh si qëllim në vetvete përcjelljen e mesazheve sociale duket e tepërt. Për më shumë që ky duhet të mbetet një program argëtues. Ashtu si rreshtat e një romani që kur i lexon të argëtojnë, por ndërkohë edhe të injektojnë ide dhe kode të shumta, kështu duhet të jetë edhe "Big Brother". Ne këtë e kemi bërë ndër vite me tema si kanuni, divorci, marrëdhënia prind-fëmijë, emancipimi i femrës, ndihma për personat me aftësi të kufizuar dhe ajo që më ka kënaqur mua më shumë, dhurimi i gjakut. Vitin e kaluar kjo temë pati me të vërtetë një impakt shumë të madh në shoqëri dhe nga informacionet e Kryqit të Kuq Shqiptar ndryshoi ndjeshëm numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut. Por këto duhen bërë në mënyrë të këndshme duke argëtuar dhe jo si qëllim në vetvete, sepse nuk të beson më njeri dhe humbet efektin që ka tek publiku. Mendon që shoqëria shqiptare ka nevojë për "Big Brother", apo mund të bëjë shumë mirë edhe pa të? "Big Brother" është një format i suksesshëm, por duhet të kuptojmë se ata që e shpikën e bënë për të argëtuar dhe për të krijuar shikueshmëri e jo për të zgjidhur probleme. Nëse kjo bëhet me shumë finesë dhe lezet në një realitet si Shqipëria, atëherë mund edhe të ketë një efekt ndihmues për shoqërinë. Por nëse "shtyhet" shumë dhe shikuesi arrin ta kuptojë hapur këtë si qëllim atëherë i humbet vlera. A ka nevojë media dhe showbiz-i në Shqipëri për personazhe të reja që prodhohen nga ky format? Pse jo. Kjo është një formulë që funksionin pavarësisht se nga viti në vit bëhet e vështirë mosrënia në përsëritje, por në të njëjtën kohë është edhe e pashmangshme. Kjo është shoqëria jonë, këta jemi ne dhe këto janë marrëdhëniet tona dhe në një botë të vogël të rinjsh që janë banorët e kësaj shtëpie gjërat aty do të rrotullohen. Por pa diskutim është një mënyrë shumë e mirë për të promovuar njerëzit, të cilët duhet të dinë ta shfrytëzojnë atë popullaritet që fitojnë përmes këtij formati. Jam i bindur që çdo konkurrent nuk ka asnjë humbje nga pjesëmarrja në "Big Brother", ka vetëm përfitim, qoftë edhe sikur të qëndrojnë për pak ditë aty. Dimë që jeni larguar nga Shqipëria për një periudhë të gjatë kohe. Pse? Po, kam qenë në Japoni ku kam bërë një specializim të rëndësishëm për mua. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme e jetës sime. Jam kthyer para pak javësh pas një qëndrimi disamujor atje. Cilat janë projektet tuaja? Natyrisht që kam disa plane për t'u angazhuar nga të cilat duhet të përzgjedh dhe nuk kanë lidhje me televizionin, por me atë për çka unë kam studiuar. Edhe specializimi që sapo përfundova ishte në funksion të kësaj. Megjithatë dëshirë e imja mbetet edhe të realizoj një format timin në televizion. Por jo në rolin e opinionistit. Ndoshta do të shihemi së shpejti bashkë në një tjetër produksion televiziv. "Big Brother" ishte një impenjim tremujor për mua, gjë që më shkonte për shtat derisa pjesën tjetër të vitit e shfrytëzoja për udhëtime dhe eksperienca të tjera. Tani kam nevojë për një punë stabël e të vazhdueshme |
Gjithcka rreth Big Brother Albania 7, Shiko Big Brother Albania 7 Live. se shpejti TOP-CHANNEL
Friday, February 21, 2014
Arjan Konomi: “BB7, rrezik të bëhet artificial dhe patetik”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,
ReplyDelete1 SHPALLJA E DASHURIS
2 FITONI S EX KTHIMIN
3 FRYTET E GOMS
4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
5 SHPALLJA E MBROJTJES.
6 Magjia e BIZNESIT.
7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
8 HIV AIDS.
9 STOP MISKARRIMI.
Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
WHATSAPP: +2348032246310.
Email: dawnacuna314@gmail.com